Audio BM hearing aids and ENT

Pjesa shtesë

Bernafon TV Adapteri

TV Adapteri Bernafon merr tingullin nga televizori dhe pa tel transmetohen sikur të ishte një sinjal Bluetooth® deri në  Bernafon SoundGate. TV Adapteri instalohet në mënyrë të lehtë dhe jep dëgjim të natyrshëm të gjithë tingujve të televizorit. TV Adapteri  është lidhur vetëm kur ai është afër SoundGate. Mund të punojnë në kombinim me aparate të tjera që janë të lidhura me SoundGate si telefonat fikse, telefonat celularë, music players dhe kështu me radhë. Shfrytëzuesi i TV adapterit mund të bëjë një zgjedhje nëse do të dëgjojë tingullin vetëm nga TV apo do ta lë mikrofonin e kyçur të aparatit të dëgjimit dhe do ta dëgjojë edhe televizorin edhe bisedimin në rrethinë. Lidhja e  TV adapterit me SoundGate është shumë e thjeshtë. Detektohet automatikisht kur SoundGate është afër dhe e ka kyçur opsionin e bashkimit. Nuk ka nevojë për të shtypur butonat e veçanta për lidhje. TV adapteri mund të punojë në një distancë prej 10 metrash larg nga SoundGate.

Dëgjimi nëpërmjet TV adapterit fillon kur shtypet butoni Auto Key të SoundGate.. Indikatori i TV adapteri ndizet kur ai fillon të transmetojë zërin.

Bernafon TV Adapteri

Bernafon Telekomandë

Me ndihmën e telekomandën tuaj keni mundësi për të bërë rregullimin e  aparateve të dëgjimit, pa bërë asnjë kontakt me të. Në aparatin ka 3 butona. Në butonin e shënuar me një "+" rritet volumin (fuqia e aparatit), në butonin "-" ulet volumin (fuqia i aparatit), ndërsa butoni i 3-të përdoret për të bërë ndryshim në programet. Gjithashtu në telekomandën ka një indikator me drite që dridhet gjithmonë kur bëhet një ndryshim me telekomandën. Që ta shurdhoni aparatin shtypet butonin për të ulur volumin pa ndërprerje nga 3-4 sekonda. Për t'u kthyer aparatin në volumin e mëparshëm duhet të shtypet çfarë do butoni. . Për të shkyçur telekomandën (për të shmangur shtypje të padëshiruara, nëse mbahet në ndonjë xhep) shtypen butonat për të rritur dhe për të ulur volumin pa ndërprerje nga 3-4 sekonda. Për funksionin e ri të telekomandës përsëritet procedurën.

Telekomanda punon me bateri të tipit AAAA.

Bernafon Telekomandë

Bernafon SoundGate 3

Me ndihmën e SoundGate 3 bëhet lidhjen pa tel me aparatet tuaja  e dëgjimit dhe shumë audio aparate nëpërmjet Bluetooth®. SoundGate 3 mund të përdoret si një telekomandë për aparatin e dëgjimit dhe si një lidhëz midis audio aparateve të jashtme dhe aparateve të dëgjimit. SoundGate 3 ka më shumë butona me funksione të ndryshme si më poshtë: Butoni për kyçje dhe shkyçje, një indikator për të ndryshuar funksionet, një buton për kontroll të volumit të zëshmërisë, një buton ndihmës për konektim,  një buton për TV, një buton për telefon, me hapje për mikrofon, me hapje për vendosjen rreth qafës, USB mikro dalje për mbushje. SoundGate 3 punon  në bateri që rimbushet. Bateria mund të mushet në prizë, nëpërmjet kompjuterit ose përmes mbajtësi përkatës për SoundGate 3. Në varësi nëse bateria është e plotë, e zbrazët ose mbushet indikatori do të dridhet në mënyrë të ndryshme.

Bernafon SoundGate 3

Unitron Telekomandë

Duke përdorur telekomandën  keni mundësi ta bëni rregullimin e aparatit tuaj të dëgjimit, pa bërë asnjë kontakt me të. Telekomanda është e përkryer për pacientët që duan një  kontrollin e drejtpërdrejtë, diskret mbi tiparet thelbësore të aparatit të tyre të dëgjimit.

Aparati ka 4 butona. Butoni i shënuar me një "+" rrit volumin (fuqia e aparatit), në butonin "-" ulet volumin (fuqia e aparatit), ndërsa butoni i 3-të përdoret për të bërë ndryshim në programet. Butoni  I katërt përdoret nëse doni të fshihen të gjitha ndryshimet që i keni bërë në aparatin tuaj. Në telekomandë ka një indikator që dridhet kur bëhet ndonjë ndryshim.

Unitron Telekomandë

Unitron TV Adapteri

U- TV Adapteri i Unitronit merr tingullin nga televizori dhe pa tel transmetohen sikur të ishte një sinjal Bluetooth® deri në deri në  U-direct që e transmeton deri në aparatin e dëgjimit. U- TV Adapteri instalohet në mënyrë të lehtë dhe jep dëgjim të natyrshëm të gjithë tingujve të televizorit Mund të punojnë në kombinim me aparate të tjera që janë të lidhura për U- Direct  si telefonat fikse, telefonat celularë, music players dhe kështu me radhë. Shfrytëzuesi i adapterit  U-TV adapterit mund të bëjë një zgjedhje nëse do të dëgjojë tingullin vetëm nga TV apo do ta lë mikrofonin e kyçur të aparatit të dëgjimit dhe do ta dëgjojë edhe televizorin edhe bisedimin në rrethinë. Lidhja e U- TV adapterit me SoundGate është shumë e thjeshtë. U- TV adapteri mund të punojë në një distancë prej 10 metrash larg nga U- Direct. Dëgjimi nëpërmjet adapterit U -TV fillon kur shtypet butoni adekuat. Indikatori i U-TV adapteri ndizet kur ai fillon të transmetojë zërin.

Unitron TV Adapteri

Unitron – direct

Me ndihmën e U- Direct bëhet lidhjen pa tel e aparatit tuaj të dëgjimit dhe shumë audio aparate nëpërmjet Bluetooth®. Mund të përdoret si një lidhëz midis audio aparateve të jashtme edhe vet aparati i dëgjimit. U-direct ka më shumë butona me funksione të ndryshme si më poshtë: Butoni për kyçje dhe shkyçje, një indikator për të ndryshuar funksionet, një buton për kontroll të volumit të zëshmërisë, një buton për përgjigje kur telefoni juaj po cingëron,  me hapje për vendosjen rreth qafës, USB mikro dalje për mbushje..U –direct punon me bateri që rimbushet. Bateria mund të mbushet në prizë ose nëpërmjet kompjuterit. Në varësi nëse bateria është e mbushur, e zbrazët ose mbushet  indikatori do të dridhet në mënyrë të ndryshme.

Unitron – direct

© AudioBM | 2017