nga prodhuesit më të mirë të botës
Specializuar hundë praktikë e veshit dhe fyt
Examination and hearing aid sales
Tingullin që e regjistron veshi e njeriut quhet ton. Toni karakterizohet me një lartësi dhe fuqi të caktuar. Lartësia e tonit e jep frekuencën përkatësisht numri i dridhjeve në sekondë dhe matet në herca (Hz). Sa më i madh është numri i dridhjeve aq toni është më i lartë dhe anasjelltas. Fuqia përkatësisht intensiteti i tingullit matet në decibela (dB). Këto dy karakteristika mund të prezantohen në një sistem kooridinat, në të cilin në një bosht vertikal është treguar intensiteti i tingujve të matur në decibela, ndërsa në boshtin horizontal janë treguar frekuencat të veçanta (nga 125 deri 8000 Hz). Ky prezantim grafik quhet audiogram dhe e prezanton gjendjen e dëgjimit.
Dëgjimi paraqet një proces kompleks i mbledhjes së tingujve dhe dhënies së kuptimit të tyre. Procesi i dëgjimit kalon nëpër një të ashtuquajtur rrugë auditive.
Rruga auditive përmbahet nga:
1. Veshi i jashtëm – përbëhet prej aurikules së veshit dhe kanalit të jashtëm të dëgjimit. Aurikula e tij me formën e saj i mbledh vibracionet tingullore rreth nesh dhe i drejton në kanalin e veshit. Ajo gjithashtu ndihmon në përcaktimin e drejtimit dhe burimin e tingullit. Kanali i jashtëm i veshit ka një rol mbrojtës përkatësisht kanali i veshit në fillimin e tij përmban qime dhe sekreton dyllin e veshit (cerumen) që parandalojnë hyrjen e trupave të huaja (insekte, pluhur) në kanalin e veshit. Roli i dytë i tij është në transmetimin e tingullit në timpan. (membrana tympani).
2. Veshi i mesëm fillon me daullen e veshit, vazhdon me një zinxhir kockor (zinxhir osikular) i përbërë nga 3 kocka të vogla. Ky zinxhir lidh daullen me veshin e brendshëm. Kur valët tingullore do të godasin daullen e veshit ajo fillon të dridhet dhe me lëvizjen e vet i lëviz edhe kockëzave të dëgjimit. Kështu energjia e tingullit konvertohet në energji mekanike.
3. Veshi i brendshëm përbëhet nga koklea, që e ka formën e kërmillit dhe është e mbushur me likuid. Brenda kokles ka një receptor senzorik i ashtuquajtur Organi i Kortit që përmban qeliza me qime, receptorë nervor për dëgjim. Energjia mekanike e krijuar nga kockat e vogla në veshin e mesëm e lëvizin lëngun në koklen, që i stimulon qimet e vogla nervore. Disa qime përgjigjen frekuencave të caktuara të tingullit, kështu në varësi të lartësisë (frekuencës) së tingullit vetëm disa qeliza me qime do të stimulohen. Sinjalet nga këto qeliza me qime konvertohen në impulse nervore. Këto impulse përmes pjesës koklear të nervit akustik transmetohen në tru.
4.Nervi akustik mbart impulset nga koklea deri në trurin e mesëm pastaj përmes rrugëve të tjera të trurit përfundon në pjesën auditiv e lëvores së trurit.
Për dëgjim normal duhet që të gjitha pjesët që përbëjnë rrugën auditive të funksionojnë siç duhet. Këtë rrugë përfshin të gjitha pjesët e përshkruara më parë: veshi i jashtëm, veshi i mesëm, veshi i brendshëm, nervi akustik dhe lidhjet midis nervave akustike dhe trurit. Nëse bëhet dëmtim në disa nga këto pjesë, paraqitet reduktii i dëgjimit.
Reduktimi i dëgjimit do të thotë një reduktim të intensitetit të tingujve me frekuenca të ndryshme. Nga pika e dëmtimit të rrugës auditive varet edhe lloji dhe shkalla e reduktimit të dëgjimit.
Paraqiten tri lloje të reduktimit të dëgjimit: konduktiv, sensorineural dhe tipi i përzier.
1. Lloji i humbjes së dëgjimit konduktiv, paraqitet kur pengohet mbartja e tingujve përmes pjesëve të veshit të jashtëm dhe të mesëm.
2. Lloji i humbjes së dëgjimit sensorineural është shkaktuar nga dëmtimi i veshit të brendshëm (koklea) ose rrugët nervore që e mbartin tingullin nga veshi i brendshëm në tru (retrokokleare).
3. Lloji i përzier i humbjes së dëgjimit ndodh për shkak të dëmtimit të veshit të jashtëm ose të mesëm (konduktiv) dhe veshit të brendshëm ose nervit akustik (sensorineural).
Ekziston edhe një lloj i problemit me dëgjimin që quhet neuropati auditive ku koklea, veshi i mesëm dhe i jashtëm funksionojnë normalisht por ekziston problemi në përpunimin e tingujve në tru.
Dëmtimi i dëgjimit mund të ndahet sipas shkallës së dëmtimit të dëgjimit:
1.Dëmtimi i lehtë
2.Dëmtimi i mesëm
3.Dëmtimi i rëndë
4.Dëmtimi shumë i rëndë të dëgjimit
5. Shurdhimi i plotë
Dëmtimet e dëgjimit mund të jenë një pasojë e veprimit të disa faktorëve dhe të krijohen gjatë kohës së:
-periudhës prenatal
-periudhës perinatal
-periudhës postnatal
Periudha prenatale- Këto shkaqe ose gjendje janë lidhur me paraqitjen e dëmtimit të dëgjimit:
Periudha perinatale- shkaktarët më të shpeshtë në këtë periudhë janë:
Periudha postnatale- shkaktarë të mundshëm në këtë periudhë janë:
-Infekcione me lokalizim në strukturat e trurit( meningjit bakterial)
- Infeksione të veshit të mesëm
-Morbile
-Barna ototoksike, si për shembull barnat antibiotike gentamicin, streotimicin
-Lëndime
-Ekspozimi në tinguj shumë të fuqishme ( për shembull, ekspozim për një kohë të gjatë në zhurmë mbi 85 decibela, ekspozimi nga 15 minuta në tinguj nga 100 dB dhe një minutë ekspozim në tinguj nga 110 dB shkakton dëmtim permanent senzoneural të dëgjimit).
Është e nevojshme që të theksohet se të gjitha faktorë etiologjik të lartpërmendur jo gjithmonë shkaktojnë dëmtimin e dëgjimit. Por, për shkak të lidhjes së madhe të dëmtimit të dëgjimit me këta faktorë ato janë treguar si faktorë me rrezik të madh.
Disa shkaktarë që shkaktojnë dëmtimin e dëgjimit mund të parandalohen:
Aftësia për të shprehur mendimet, emocionet dhe idetë abstrakte përmes fjalëve të shqiptuara paraqet të folurit. Gjuha është një sistem i simboleve me të cilat njerëzit komunikojnë.
Gjatë vitit të parë të jetës njerëzit mësojnë lidhur me mjedisin e tyre përmes përvojës. Edhe pse nuk vërehet, fëmijët me dëgjim normal në këtë periudhë mësojnë të folurit dhe gjuhën. Ajo quhet periudhë kritike. Në atë kohë truri maturohet, krijohen miliona lidhje neurale, të cilat në mungesë të stimulimit të tingullit ndërprehen, me çka morfologjia dhe funksioni i neuroneve në sistemin qendror auditor prishet. Por ky efekt të dëmshëm të mungesës së stimulimit të tingullit mund të zvogëlohet ose të shmanget me zbatimin e stimulimit të tingullit, për shembull duke përdorur aparate të dëgjimit. Me përdorimin me kohë të aparatit të dëgjimit mundësohet komunikimi më mirë social, si dhe ngadalësohet përparimin e dëmtimit të dëgjimit.
Përfaqësimi i reduktimit të dëgjimit të të sapolindurve është relativisht i lartë. Gjegjësisht, është përllogaritur se një në 300 të sapolindur vuan nga dëmtimi i mesëm deri në dëmtim të rëndë të dëgjimit. Megjithatë, me rëndësi të veçantë janë pasojat e dëgjimit të zvogëluar, dhe ata janë çrregullimet e zhvillimit të të folurit dhe gjuhës, si dhe çrregullimet në zhvillimin socio-emocional dhe kongjenitiv. Studimet tregojnë se një fëmijë me dëmtim të dëgjimit të lehtë deri në të mesëm mund të humbë 50% të bisedave dhe në moshën gjashtë vjeç të zotërojë 50 deri 60 fjalë. Një fëmijë me dëgjim mesatar në të njëjtën moshë zotëron rreth 3000 fjalë. Pa aftësitë e duhura të të folurit, fëmijët me dëmtime të rënda në dëgjim mund të diagnostifikohen në mënyrë të gabueshme si: fëmije me retardim mendor, me autizëm, etj. Nëse nuk bëhet një testim specifik, humbja e dëgjimit te të sapolindurve mund të mbetet të pazbuluar deri në fund të vitit të dytë të jetës, me një numër të madh të fëmijëve të cilët nuk janë identifikuar deri në vitin e 5-të ose 6-të të jetës. Tek ato procedura për nxitjen e zhvillimit të të folurit, gjuhës dhe të mësuarit do të vonohet, ndërsa pasojat mbeten për tërë jetën. Por, kur humbja e dëgjimit do të zbulohet në fillimet e hershme, ose shpejtë pas dëmtimit të dëgjimit ( dëmtime të fituara më vonë), fëmijët mund të kenë një përfitim të madh nga amplifikimi (aparatet t dëgjimit) dhe ndërhyrja e hershme që do të lehtësojë zhvillimin e përgjithshëm.
Identifikimi i hershëm i dëmtimit të dëgjimit dhe intervenimi i shpejtë janë dy elementet kryesore që do të japin fëmijës mundësinë më të madhe për zhvillimin normal të të folurit që nga ana e tij do të ndikojë në zhvillimin socio-emocionale, dhe natyrisht në aftësitë kongjinitive.
Sot janë të disponueshme disa metoda për zbulimin e hershëm të dëmtimit të dëgjimit edhe tek të sapolindurit. Ekzaminimi i dëgjimit me këto skrining metoda (emisionet otoakustike, auditory brainstem respose) duhet të kryhet sa më shpejt që në maternitetet. Më shpesh ekzaminohen të sapolindurit që kanë një faktor rreziku për dëmtim të dëgjimit, si për shembull:
Ky skrining është quajtur skrining selektiv. Ana negative e këtij skriningu është se përjashton fëmijët e afektuar të cilët nuk kanë ndonjë faktor rreziku. Për këto arsye, është mirë që të gjithë të sapolindur të ekzaminohen pa dallim nëse kanë ose nuk kanë një faktor rreziku. Kjo është e ashtuquajtur skrining universal.
Metodat e ekzaminimit të dëgjimit
Varësisht nga mosha, aftësia e kufizuar intelektuale, prania e faktorëve të tjerë që do të përcaktojnë nivelin e bashkëpunimit zbatohet testin e duhur për vlerësimin e dëgjimin.
Testi |
Procedura |
Rezultatet |
Mosha |
|
Emisione otoakustike |
Tinguj prezantohen përmes nje kufje të vogël të vendosur në vesh. Përgjigja matet me të njëjtën kufje. Nuk e percakton shkallën e dëmtimit të dëgjimit. |
E kontrollon funksionin e pjesëve në vesh (veshi i brendshëm) |
Të sapolindurit, foshnjat, fëmijët e vegjël, fëmijë më të madh. |
|
Auditory brainstem response |
Tinguj prezantohen përmes kufjeve. |
E Kontrollon funksionin e nervit që mbart tingullin nga veshi në tru dhe mat aktivitetin e trurit të tingullit të caktuar
|
Nën moshën 3 muajsh pa sedacion |
|
Audiometria behaviorale observarike |
Duke kërkuar përgjigjen jo e kondicionuar nga fëmija p.sh. me dridhjen e syve. |
Audiogrami- Niveli më i ulët në të cilin fëmija përgjigj tingujve me lartësi të ndryshme |
Më të vegjël se mosha 6 muajsh. Ajo duhet të përdoret në kombinim me OAE dhe ABR. |
|
Audiometria plej |
Kërkon një përgjigje e kondicionuar nga fëmija p.sh. hedhja e topit në shportë. |
Audiogrami- Niveli më i ulët në të cilin fëmija përgjigj tingujve me lartësi të ndryshme |
Të paktën 18 muaj |
|
Audimoteri klasike tonale |
Zbatohet në një kabinë të izoluar nga zhurma Pacienti e jep përgjigjen me ngritjen e dorës kur do ta dëgjojë tonin. Ajo vlerëson shkallën e dëmtimit të dëgjimit. |
Audiogrami- Niveli më i ulët në të cilin fëmija përgjigj tingujve me lartësi të ndryshme |
Në moshën tre vjeç e gjysmë dhe sipër |
Fëmijët të cilët kanë dëmtime të dëgjimit, fëmijët që shkojnë në shkolla speciale dhe fëmijët që janë me rrezik të lartë për dëmtim të dëgjimit është e nevojshme një herë në vit ta kontrollojnë dëgjimin me ndonjë nga këto metoda.
Çrregullimet e dëgjimit paraqesin një problem të rëndësishëm shoqëror, mjekësor dhe ekonomik. Janë përfshirë të gjitha grup moshat. Është vlerësuar se dëmtimi i dëgjimit sipas rëndësisë së tij merr vendin e tretë në mesin e problemeve kronike shëndetësore. Problemi rritet me zhvillimin e moshës që lidhet me proceset normale e involuimit biologjik. Kështu studimet epidemiologjike tregojnë se mbi 30% e njerëzve të moshës mbi 65 vjeç kanë dëmtim i dëgjimit i mesëm deri në të rëndë. Kjo përqindje është sigurisht shumë më e vogël në grup moshat e reja, që nuk do të thotë se problemi në tërësi është më i vogël. Gjegjësisht, në studime të shumta është treguar se dëmtimi i dëgjimit në një moshë të re çon në çrregullim të zhvillimit të të folurit dhe gjuhës, me që pengohet komunikimin me fëmijën, dhe kjo do të ndikojë negativisht në zhvillimin social, emocional dhe intelektual. Praktika dhe studime të gjera kanë treguar se përdorimi në kohë të masave të hershme të rehabilitimit, që tani janë në dispozicion për çdo person me dëgjim të dëmtuar, e korrigjojnë në mënyrë të konsiderueshme dëmtimin e dëgjimit, dhe në atë mënyrë kontribuojnë në përmirësimin e zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.
Në mesin e të rriturve dëmtimin e dëgjimit ndikon në cilësinë e jetës. Duke çuar në zvogëlimin e aftësisë për interaksion me mjedisin, pengon përvetësimin e njohurive dhe informacioneve të reja, duke shkaktuar rritjen e stresit dhe lodhjes së panevojshme.
Shumica e dëmtimeve të dëgjimit zgjidhen me përdorimin e aparateve të dëgjimit. Duke bazuar në ekzaminimet audiometrike, stilin e jetës, nevojat e individit, bëhet një selektim individual dhe rregullimi i aparatit të dëgjimit.
Programi standard për rehabilitim auditiv, i cili përbehet nga dhënia e informacioneve për mundësitë dhe për mënyrën e përdorimit të aparateve të dëgjimit, këshillime për taktikat e dëgjimit, selektim dhe rregullim të aparateve të dëgjimit e kryejnë audiologët dhe defektologët.
Të gjitha aparatet e dëgjimit janë të dizajnuara për të rritur fuqinë e tingujve që arrijnë në daullen e veshit (membrana tympani), me qëllim themelor që më mirë të kuptohet të folurit. Për të arritur këtë aparatet e dëgjimit janë të përbëra nga tri pjesë kryesore:
Aparati i dëgjimit mbrapa veshit (BTE – behind the ear), aparati vendoset mbrapa veshit dhe lidhet me një oliva, kjo është pjesë silikone që hyn në vesh dhe e mbart tingullin nga aparati në vesh.
Aparati i cili është e zë aurikulës së veshit dhe kanalit të jashtëm të dëgjimit (ITE – in the ear)
Aparati që hyn në kanalin e veshit dhe mbulon një pjesë të aurikulës së veshit (ITC - In The kanal) dhe
Aparati që plotësisht hyn në kanalin (CIC – Completely in the canal).
Koklear implant është një aparat i vogël elektronik që ofron perceptimin e tingullit tek individët me shurdhim të përgjithshëm ose me dëmtim shumë të rëndë të dëgjimit. Implanti përbëhet nga një pjesë e jashtme që është vendosur mbrapa veshit dhe përbëhet nga: Mikrofoni që i merr tingujt nga mjedisi, Procesor i të folurit, që i zgjedh dhe klasifikon tingujt e marra nga mikrofoni. Transmetues dhe stimulator / resiver, i merr tingujt e procesorit të të folurit dhe i konverton në impulse elektrike.
Dhe nga pjesa e brendshme që vendoset në mënyrë kirurgjikale apo një grup elektrodash që mbledh impulset nga stimulatori dhe i dërgon deri nervi akustik.
Implanti nuk mund të kthejë dëgjimin normal, por mund të ndihmojë personin me dëmtim të dëgjimit për të marrë një reprezentim të mirë të tingujve nga mjedisi që do të ndihmojë atij ta kuptojë të folurit.
Aparati i dëgjimit i amplifikon tingujt me çka veshi i dëmtuar mund ti pranojë. Ndërsa implanti koklear e përjashton pjesën e dëmtar të veshit dhe drejtpërdrejt e stimulon nervin akustik. Sinjalet nëpër rrugëve nervore auditive transmetohen në tru, ku sinjali njihet si një tingull.
Pas implementimit është e nevojshme habilitim intensiv, që do të ndihmojë fëmijën për të marrë aftësitë e të folurit, gjuhës dhe aftësitë sociale. Gjithashtu të rriturit që kanë humbur dëgjimin e tyre më vonë në jetën tyre kanë dobi nga implanti koklear. Dhe ata kanë nevojë për rehabilitim që do të ndihmojë ata të mësojnë për ti lidhur sinjalet e tingullit që i marrin përmes implantit me tingujt që ata i mbajnë mend. Zakonisht kjo u mundëson atyre që të fitojnë aftësinë për ta kuptuar të folurit vetëm duke dëgjuar pa nevojën për të përdorur të pamurit si një ndihmë për të kuptuar biseduesin psh. leximin e buzëve.